Presidenti i Republikës priti sot Këshillin Koordinues të Diasporës në përfundim të Samitit të Katërt të tij. Presidenti vlerësoi kontributin e tyre dhe çdo shqiptari që, siç theksoi ai, përveç sfidave që hasin në një vend dhe kulturë tjetër, i janë përkushtuar promovimit të çështjes shqiptare.
“Atdhedashuria, ruajtja e identitetit dhe gjuha shqipe janë mision i çdo shqiptari.
Mirënjohje për çdo shqiptar që ka misionin e Shqipërisë në zemër!
Jemi bashkë në promovimin e vlerave tona kombëtare.
Diaspora është fuqia dhe forca e kombit”, – theksoi Kreu i Shtetit.Në takim, anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës falënderuan Presidentin e Republikës për angazhimin e tij institucional dhe qasjen e tij personale në forcimin e lidhjeve të Diasporës me vendin amë dhe me njëri-tjetrin.


