Samiti i Berlinit/ Spiropali: Jam grua që u qëndroj fjalëve, jo burrë që nxjerr bisedat

schedule21:18 - 2 Maj, 2019

schedule 21:18 - 2 Maj, 2019

Ministrja e Shtetit për parlamentin Elisa Spiropali e pranishme në samitin e Berlinit mohoi në studion e Mbrëmje në ABC News zërat për një tension të mundshëm mes kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj dhe atij të Shqipërisë Edi Rama, sa i takon debatit mes tyre.

“Nuk ka asnjë tension mes Kryeministrit të Shqipërisë dhe Kryeministrave të rajonit dhe aq më pak Kryeministrit të Kosovës. Ne nuk jemi pjesë e vendimmarrjes Serbi-Kosovë, por kemi qasjen tonë dhe mbështesim Kosovën pa rezervë”– u shpreh ajo.

E gjithë kjo vjen në një kohë kur ka replika mes dy kryeministrave për atë që u diskutua në samitin e Berlinit.

“Unë nuk jam burrë që nxjerr llafet e bisedave, jam një grua që i qëndroj fjalëve. Janë burrat që në traditën tonë ballkanike nxjerrin fjalët që diskutohen”- u shpreh Ministrja e Shtetit për parlamentin e pranishme në samitin e Berlinit.

E pyetur nga gazetarja Milori nëse kjo kishte lidhje me kryeministrin e Kosovës, Spiropali as nuk e pohoi, por as nuk e mohoi një gjë të tillë.

Pas samitit të Berlinit, Haradinaj ka qenë i pari që është shprehur se Rama dhe Thaçi i kishin bërë presion më shumë se Vuçiç për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe. Por një ditë më parë reagoi Rama ku shkruante se Haradinaj ka gënjyer për t’u dukur “burrë i mirë” përpara qytetarëve të tij. Replikat mes Kryeministrave kanë vijuar edhe sot ku Haradinaj i është përgjigjur Ramës dhe tha se ai do thotë gjithmonë të vërtetën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!