Pandemia e koronavirusit po përhapet me shpejtësi në Evropë, duke detyruar vende të tilla si Gjermania dhe Franca të shkojnë në një bllokim të ri për të ndaluar përhapjen e Covid-19 .
Udhëheqësit e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian zhvilluan sot një komunikim përmes telekonferencës, ndërsa u fol një përgjigje të përbashkët ndaj krizës shëndetësore.
Kancelarja gjermane Angela Merkel u bëri thirrje udhëheqësve të BE të ndërmarrin veprime të menjëhershme. Ajo i tha samitit se mënyra e vetme për të “thyer” pandeminë është një bllokim i shpejtë. “Duhet ta kishim bërë më herët,” tha ajo.
“Sonte po diskutoj situatën e COVID-19 me udhëheqësit e BE. Qytetarët me të drejtë janë të shqetësuar dhe të lodhur. Por na duhet durim, disiplinë dhe solidaritet për të ngadalësuar përhapjen e këtij virusi, ” tha Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen.
“E gjithë Evropa është në “syrin e stuhisë. Ne duhet të përballemi së bashku me këtë krizë”, tha Kryeministri belg Alexander de Croix. g.v/abcnews.al