Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy, po mendon të mos marrë pjesë në një samit mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet më 17 Maj. Kjo është raportuar nga gazeta “El Pais”, e cila shkruan se shefi i qeverisë spanjolle kërkon të shmangë fotografimin me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, që do të përfaqësojë Prishtinën zyrtare në këtë samit. Sipas të përditshmes, Rajoy ka frikë se imazhi me Thaçin do të përdoret nga liderët e Katalonjës për të promovuar pavarësinë e tyre. Madje “El Pais”, duke iu referuar burimeve të saj, raporton se BE-ja po shqyrton mundësinë që flamuri i Kosovës të mos figurojë afër flamujve të shteteve të tjera të Ballkanit në mënyrë që Rajoy të jetë i pranishëm në këtë samit. Ndërkohë, Spanja është mes pesë vendeve anëtare të BE-së që nuk e njohin Pavarësinë e Kosovës./abcnews.al
Samiti i BE/ Mediat spanjolle: Rajoy nuk merr pjesë prej Kosov=s
schedule15:34 - 16 Mars, 2018
schedule 15:34 - 16 Mars, 2018