Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Samiti historik i NATO-s/ Buxheti për mbrojtjen, Sotiri: Dakordësi nga të gjithë vendet aleate, kemi disa vatra konflikti në botë

schedule17:12 - 25 Qershor, 2025

schedule 17:12 - 25 Qershor, 2025

Ekspertja për marrëdhëniet ndërkombëtare, Juxhina Sotiri e cilëson historik samitin e NATO-s në Hagë.

Në emisionin “Ballkan Update” në ABC News, Sotiri u shpreh se vendet aleate u dakordësuan për rritje të shpenzimeve të mbrojtjes në 5 përqind, teksa në botë ka disa vatra konflikti.

“Ky është një samit historik, që do rrisë buxhetet e mbrojtes në vendet aleate. Ky dakordësim vjen pikërisht edhe në vijim të mbledhjes së ministerialit të ministrive të Mbrojtjes. Mbrojtja është një nga diskutimet më të rëndësishme të kohës, teksa në glob kemi disa vatra konflikti. Ky do jetë transformimi më i madh që do pësojë NATO që pas Luftës së Ftohtë. Mënyra se si është shpërndarë 5 përqindshi, është tepër interesante. 3.5 përqind do shpenzohen për armatime, ndërsa 1.5 përqind për sektorë të lidhura me mbrojtjen. Me Trump, çdo gjë është e parashikueshme. Deklaratat e tij kanë edhe shumë retorikë brenda. Armëpushimi duket real për të dyja palët, Izraelin dhe Iranin. Khamenei nuk e ka të sigurt regjimin, duke parë pakënaqësitë nga poshtë.”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!