Liderët e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, u mblodhën këtë të martë në Tiranë në kuadër të samitit BE-Ballkani Perëndimor.
Në konferencën e përbashkët me presidentin e KiE, Charles Michel dhe presidenten e PE, Ursula von der Leyen, Rama tha se samiti BE-BP në Tiranë është një ngjarje historike.
Rama: Dua të falendroj fillimisht mikun tim Charles Michel. Dua të bashkohem edhe për Ursulën, luftëtare e madhe. Nuk kemi pasur kurrë një tjetër president këshilli apo komisioni që kanë qenë si Charls apo Ursula, kaq të nxitur. Thënë kjo dua të theksoj përmasën historike të samitit.
/abcnews.al./