Samir Mane: Politikanët kompleksohen kur ju them një ide biznesi

schedule22:19 - 4 Shkurt, 2022

schedule 22:19 - 4 Shkurt, 2022

Biznesmeni Samir Mane duke folur në emisionin “Tiranë Prishtinë, ku gabuam?”, ka theksuar se në Shqipëri politikanët kompleksohen nga idetë e biznesit.

Mane ka bërë apel që politikanët duhet të shikojnë interesin publik dhe jo se kush po ia thotë idenë e biznesit. Sipas Manes shpesh herë politikanët stepen për shkak se duan të dinë nëse ka ndonjë përfitim nga ai që u thotë idenë e biznesit.

“Në përgjithësi mendoj, që politikanët shqiptarë kompleksohen nga ju vjen ideja. Nëse unë shkoj ata kompleksohen nga pse ja them unë këtë ide.  E dyta nëse kam unë ndonjë interes. Por ata duhet të shikojnë interesin publik dhe jo atë se kush e thotë. Dhe kjo ndodh kudo. Paragjykimi për ide të një biznesi. Natyrisht biznesi nga njerëz si unë do vijnë. Se ne ndeshemi përditë me problemet e përditshme të ekonomisë. Duhet të largohen nga kompleksi se kush e sjellë.” tha Samir Mane.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!