Zëvendëskryeministri Italian, Matteo Salvini, duke komentuar diskutimet me BE-në për Buxhetin dha një deklaratë tallëse.
“Letra nga Bashkimi Evropian? Pres edhe atë të Babagjyshit të Vitit të Ri”, u shpreh ai duke komentuar rrëzimin e projektbuxhetit nga ana e Komisionit të BE-së dhe dërgimin e letrës së hapjes së procedurave për shkelje të rregullave.
“Do të diskutojmë në mënyrë të edukuar siç kemi bërë gjithnjë”, shtoi Salvini. Ndërkohë, kryeministri Italian Giuseppe Conte ka ritheksuar se “qeveria është e bindur në vlefshmërinë e projektbuxhetit”./abcnews.al