Salvini kërkon zero emigrantë në Itali

schedule16:57 - 8 Korrik, 2018

schedule 16:57 - 8 Korrik, 2018

Ministri i Brendshëm Italian, Matteo Salvini kërkon që të bllokojë ankorimin e të gjitha anijeve ndërkombëtare që shpëtojnë emigrantë. Kërkesën ai do të shtrojë në samitin e ministrave të BE-së.

“Pas ndalimit të anijeve të OJQ-ve, të enjten do të bëj kërkesën në tavolinën evropiane në Innsbruck për të bllokuar ardhjen në portet italiane të misioneve ndërkombëtare aktualisht të pranishme në Mesdhe”. Kështu shprehet Ministri i Brendshëm Italian Matteo Salvini. “Qeveritë e 5 viteve të fundit kishin nënshkruar marrëveshje në mënyrë që të gjitha anijet të shkarkonin emigrantët në Itali, por me ekzekutivin tonë muzika ka ndryshuar”, shton ai.

Gjatë javës, Salvini do të marrë pjesë në samitin e parë të ministrave të brendshëm të Bashkimit Evropian. Ky takim do të zhvillohet në sajë të presidencës austriake të Unionit, shtet i cili ka në thelb luftën e emigracionit të paligjshëm.

Ndërkohë, deklaratat e ministrit të brendshëm Italian vijnë pas zbarkimit në Mesina të 106 emigrantëve, të shpëtuar në det nga anija ushtarake irlandeze “Samuel Becket”. Emigrantët po udhëtonin me një gomone të nisur nga brigjet e Libisë drejt Italisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!