Salvini: Asnjë emigrant nuk do të hyjë në Itali

schedule13:52 - 13 Gusht, 2018

schedule 13:52 - 13 Gusht, 2018

141 emigrantë kanë mbetur në det të hapur, pasi Italia dhe Malta nuk pranojnë ankorimin e anijes në portet e tyre. Sipas Italisë, përgjegjësia është e Mbretërisë së Bashkuar, e cila duhet të përballet me situatën.

“Anija e organizatës jo qeveritare Akuarius me 141 emigrantë në bord, me pronësi gjermane, e marrë me qera nga OJQ franceze, me ekuipazh të huaj, në ujëra malteze dhe me flamur të Gjibraltarit. Mund të shkojë ku të dojë, por jo në Itali. Mjaft më me trafikantë të qënieve njerëzore dhe bashkëpunëtorë. Zemrat mbeten të hapura por portet e mbyllura.” Është ky mesazhi në Tuiter i ministrit të Brendshëm Italian Mateo Salvini.

Postimi i zëvendës kryeministrit Salvini vjen menjëherë pas atij të ministrit të transporteve Danilo Toninelli, i cili po në Tuiter i bëri apel Britanisë së Madhe që të merrej me anijen me 141 emigrantë në bord. Sipas tij Akuarius u koordinua nga rojet bregdetare të Libisë në një zonë ku përgjegjës janë britanikët. Ai këmbëngul se është Mbretëria e Bashkuar që duhet të përballet me këtë situatë.
Ndërkohë, organizata jo qeveritare dhe ajo me anë të një Tuiteri, shkruan se Malta dhe Italia nuk lejojnë zbarkimin e emigrantëve, kështu që çdo gjë ka mbetur pezull në pritje të një porti të sigurtë./abcnews.al