Tragjedia e Oscar Wilde “ Salome“ vjen këtë fundjavë në teatrin eksperimental me regji të italianit Carlo Sciccaluga. Kjo pjesë e bazuar në emocionet njerëzore do të sjellë tek spektatori një udhëtim mes trilleve sociale-politike dhe seksuale.
Emocionet mbeten të njëjta në çdo kohë ndaj ata që dhuron tragjedia “Salome” e Oskard Wild shkruar në ‘800 do të jenë të shumëfishta, mes trillereve sociale dhe seksuale, shpjegon regjisori italian Carlo Sciccaluga.
Kjo pjese është njëndikim mes teksteve biblike e ku Gjon Pagëzori, i cili i kishte mbijetuar shkretëtirës, nuk e kish menduar se do i dalë shpirti nga duart e dy femrave. Kur të hiqet velloja e shtatë, nuk ka më kthim pas, koka e tij do të përfundonte në një pjatë argjendi. Kjo është një nga historitë më interesante të Librit të Shenjtë, Biblës, sjellë në një tjetër këndvështrim nga Oscar Wilde, në titullin “Salome”.
Salome vjen nën interpretimin e Ermira Hysit, e cila pranon se nuk ka qenë e lehtë për jetësimin e këtij personazhi i cili kërkon mjeshtëri dhe emocion.
Aktorja e njohur e skenës Yllka Mujo e ka për herë të parë prekjen e skenës së Teatrit Eksperimental dhe interpretimin me Alert Çeloaliajn.
Ndërsa Alerti Celoaliaj thotë se kjo pjesë ka shumë shtresa, e cila do të intrigojë jo pak spektatorin.
Kjo vepër, që pati vështirësi të shfaqej në Angli në vitet ‘800, ngjitet si premierë në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në datën 14 prill.
Për arsye se ligji britanik i kohës ndalonte shfaqjen publike të pjesëve teatrore, ku përshkruheshin personazhe nga Bibla, Ëilde e shkroi “Salomé”-në në frëngjisht në vitin 1891, gjuhë në të cilën ajo u shfaq për së pari si një pjesë teatrore. Tre vjet më vonë u botua një version i saj në anglisht. Për publikun britanik u shfaq për herë të parë në vitin 1918, disa vjet pas vdekjes së Oscar Wilde./abcnews.al