Helmimi I 16 femijeve dhe nje prej edukatoreve ne kopeshtin nr 1 ne Gramsh javen e shkuar eshte shkaktuar nga salmonela. Sipas analizave ne mostrat e vezeve te marra ne kuzhinen e kopshtit ka rezultuar se ato ishin te kontaminuara me salmonele.
Abc news ka siguruar pergjigjen e analizave te kryera nga instituti i sigurise ushqimore dhe veterinarise qe konfirmon pranine e salmoneles ne mostrat e vezeve.
Kete e konfirmon dhe autoriteti kombetar i ushqimit permes nje reagimi per mediat disa ore pasi ato kishin dhene informacionin, te cilin per hir te transparences dhe ndjeshmerise se ceshtjes duhet ta jepte per publikun ky institucion.
Por me shume se per te konfirmuar salmonelen si shkak te helmimit te femijeve, AKU permes reagimit perpiqet te largoje pergjegjesine nga vetja, duke thene se mostrat e marra tek prodhuesi dhe njekohesisht furnizuesi I kopshtit me veze, ishin te pastra. Ndersa vezet, sipas saj, ishin kontaminuar ne ambientet e Kopshtit.
Ky shpjegim I AKU pervecse I pasakte dhe paqarte, nuk e cliron ate nga pergjegjesia per sigurine ushqimore, te cilen ligji ia ngarkon si per tregjet, subjektet prodhuese ushqimore, restorantet, fast foodet ashtu dhe kopshtin e femijeve ne Gramsh dhe kudo ne shqiperi, si institucion public, ku pergatitet dhe konsumohet ushqim.
Dhe ky nuk eshte rasti I pare, por I disate ne muajt e fundit, kur AKU nuk dedekton salmonelen ne ushqime. Nderkaq me shume se te kercenoje rrjetet qe informojne, ky autoritet duhet te permbushe pergjegjesine e vet ligjore dhe transparencen qe duhet te kete perballe publikut.
Per ngjarjen ne Kopshtin e Gramshit, qe pas publikmit te saj ka nisur hetime dhe prokuroria dhe policia lokale.