Salianji: Vrasje dhe drogë, policia si agjenci lajmesh

schedule15:41 - 14 Tetor, 2021

schedule 15:41 - 14 Tetor, 2021

Nënkryetari i grupit të PD-së, Ervin Salianji ka hedhur akuza ndaj qeverisë duke thënë se po krijon pabarazi mes qytetarëve.

Pse largohen shqiptarët? Qeveria po bën gjithçka që të krijojë pabarazi mes qytetarëve. Ka pasuruar një grusht njerëzsh dhe ka varfëruar dhe krijon ekstremitete”, tha Salianji.

Problematika të tjera që ngriti në Kuvend Salianji janë edhe kriminaliteti dhe trafiku i drogës.

Po shohim vrasje pa autor dhe gjenden vetëm makina të djegura, autorët nuk gjendet kurrë është bërë policia si  agjenci lajmesh.  Gjendet avion që përdoret për drogë dhe nuk gjendet se i kujt është. Ne jemi kthyer në qendër operacionale për trafikun e drogërave. Ne që jemi vendi i parë për prodhimin e kanabisit”, shtoi N/kryetari i grupit të PD-së./Abcnews.al