Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Salianji, “tërhiqet” Berisha?/ Kreu i PD: Vendimet i merr Kalaja, ka vend për reflektim

schedule15:32 - 3 Prill, 2026

schedule 15:32 - 3 Prill, 2026

Ka përjashtime, por ka dhe tolerime. Piruetat e Sali Berishës brenda PD janë modë, ndonëse ngjyra u ka dalë prej kohësh.

Ndaj dhe këtë të premte, për herë të parë, la derën gjysmë hapur për Ervin Salianjin.

“Secili ka të drejtën të ankimojë dhe të faktojë se është ndëshkuar në mënyrë të pamerituar.”, u shpreh ai.



Berisha heq përgjegjësinë. Vërtet ai e përjashtoi Salianjin, por doktori në fund mbetet kryetar, nuk është gjyqtar.

Mantelin e gjyqtarit në PD, ia kanë veshur avokates, Adriana Kalaja.

“Nuk është Sali Berisha gjykatësi i partisë. Partia është një institucion që ka të gjitha forumet dhe cilido që ka vërejtje, ka pakënaqësi, ka të drejtë të ankimojë.”, tha ai.

Në fakt, nuk dihet se si Salianji do të ankohet. Ai as është ndëshkuar, as është përjashtuar vendim, thjesht është vetë-përjashtuar gojarisht. Një masë që nuk ekziston fare në statutin e PD, por vetëm në mendjen e Berishës.

Ndaj dhe, ky mund të jetë sinjali i parë, se në PD mund të kemi garë, qoftë dhe simbolike më 23 maj, profesori Sali Berisha përballë rebelit Ervin Salianji.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!