Salianji: Skema e kryeministrit që shpërblen Safet Gjicin me taksa

schedule15:13 - 24 Prill, 2018

schedule 15:13 - 24 Prill, 2018

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka denoncuar nga foltorja e selisë blu atë që quan “skemën e kryeministrit Rama për të pasuruar miqtë që i blejnë vota elektorale”. Në qendër të akuzës së demokratëve janë dy kompani, në letra me pronësi të ndryshme, por me adresa fizike dhe elektronike të njëjta, kompani këto konkurrente mes njëra-tjetrës për tendera publik në Kukës.

“Safet Gjici, një prej qindra shërbëtorëve të pangopur të Ramës ka përfituar nga paratë publike 25.2 milionë dollarë.  Shoqëria Eurogjici Security sh.p.k. zotërohet nga Lavdrim Gjici, kushëri i Safet Gjicit, ndërkohë shoqëria “Toni Security sh.p.k”, pavarësisht se zotërohet 100% nga shtetasi Nazmi Kurti, nga ekstraktet historike vërtetohet se, të dyja shoqëritë zotërohen nga i njëjti person (Gjici), pasi:

  1. Adresa fizike e selisë është e njëjtë, konkretisht:

Rruga “Adem Jashari”, Njësia Bashkiake nr.5, Lagjja nr.8, hyrja nr.10, apartamenti nr.3, Tiranë (i njëjti apartament)

  1. Adresa elektronike është e njëjtë: [email protected]

Safet Gjici, nëpërmjet dy shoqërive të mësipërme ka përfituar 315 tendera, me vlerë 25.2 mln dollarë,  nga të cilat 171 pa garë, me vlerë 3.8 mln dollarë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!