Historia “Babale” vijon me një tjetër video të re. Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, publikoi mbrëmë në emisionin “Opinion” në Tv Klan videon e një bisede mes Fredi Alizotit dhe një personi tjetër, ku Alizoti shprehet se është detyruar nga policia për të deklaruar se është ai personi që bënte zërin e Agron Xhafajt duke folur në telefon me “Babalen”.
Sipas Salianjit, Alizoti është marrë me makinë në datë 1 Qershor, nga Ardi Veliu dhe është detyruar për të bërë atë dëshmi. Deputeti Salianji tha në “Opinion” se Fredi Alizoti nuk ishte në dijeni që po filmohej, teksa rrëfente.
Ky i fundit thotë se e kanë takuar edhe Taulant Balla me 2 persona të tjerë. Ai rrëfen se si po i bëhej presion që të pranonte se ishte ai që kishte folur si Agron Xhafaj në bisedën me Babalen./abcnews.al