Dokumente dhe vendime të gjykatës së Mbretërisë së Bashkuar provuan lidhjet e kreut të partisë demokratike Sali Berisha me krimin e organizuar, të cilat I ka përdorur për influencë politike.
Në përmbajtjen e këtyre vendimeve të gjykatës britanike, që I referohen materialeve dhe raporteve të ndryshme hetimore, përmenden abuzime me pushtetin e Sali Berishës gjatë periudhës së drejtimit të qeverisë shqiptare. Sipas dokumentit, në këto materiale flitet për emërime të zyrtarëve të dyshuar si të korruptuar, ndërhyrje në sistemin e drejtësisë në Shqipëri nga ana e kreut të PD, Sali Berisha si dhe përpjekje për të ndikuar në procese hetimore dhe për të mbrojtur persona të lidhur me administratën e atëhershme.
Po ashtu, në dokumente theksohet se raportimet e brendshme të cituara në proces japin një tablo të korrupsionit të gjerë gjatë qeverisjes së Sali Berishës, veçanërisht në periudhën para zgjedhjeve të vitit 2013, ku sipas këtyre pretendimeve, ndikimi politik është përdorur për forcimin e pozitave dhe sigurimin e mbështetjes.
Në vendim përmendet gjithashtu se këto elementë janë marrë në shqyrtim në kuadër të vlerësimit të rrezikut dhe lidhjeve të mundshme me krimin e organizuar.
Elementë kriminalë shqiptarë në Britani, të përmendur në dosjen e zezë Berisha ishin fizikisht pjesëmarrës në dhunën e ushtruar prej tij në janar të 2022, në oborrin dhe selinë e partisë demokratike.
Këto pjesë nga dosja e zezë e Berishës janë publikuar nga Ervin Salianji, I cili tha se këto vendime nga gjykata perëndimore konfirmojnë se Saliu sot është I refuzuar nga ndërkombëtarët, nga shoqëria dhe nga vetë demokratët.
“Sot nis publikimin e fakteve. Poshtë është një fakt i zi mbi të bardhë:
Vendimi i gjykatës britanike konfirmon se nuk bëhet fjalë për thashetheme, por për prova të mjaftueshme që lidhin Sali Berishën me korrupsion dhe krim të organizuar.
E vërteta e hidhur; Ndërkohë që demokratët kërkojnë alternativë dhe fitore, ata mbahen peng nga një figurë që është shpallur problem sigurie nga aleatët strategjikë të Shqipërisë. Kjo është drama reale e Partisë Demokratike: jo përballja me kundërshtarin se atë e mundim, por pengmarrja nga e shkuara”./abcnews.al


