Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Salianji ankimon përjashtimin/ Por nuk kërkon përjashtimin e Berishës nga gara

schedule12:14 - 18 Maj, 2026

schedule 12:14 - 18 Maj, 2026

Ervin Salianji nis zyrtarisht betejën e ankimimeve përballë Sali Berishës. Ai ka dorëzuar në PD kërkesën për të shpallur pavlefshmërine e përjashtimit të tij nga partia, madje duke kërkuar edhe thirrjen e tij në seli për t’u ballafaquar me argumentet e secilës palë.

Kërkesa e Salianjit i është drejtuar Kryesisë së PD dhe Komisionit të Apelimit drejtuar nga Adriana Kalaja.

Megjithatë, Salianji ka një kusht, në rast se provohet se ai është përjashtuar për shkak të lidhjeve me krimin e organizuar, ai kërkon përjashtimin e Sali Berishes nga PD i cili me vendim të Gjykatës Britanike është shpallur non grata si i provuar për lidhje me krimin.



“Për këtë arsye dhe në mbështetje të këtij parimi do të kërkojë që nga ana juaj si kryesi të konstatohet dhe mbarimi i anëtarësisë së Z.Berisha i cili është cilësuar nga aleati më i madh që ka populli shqiptar si një person me lidhje të qarta me grupe kriminale dhe më konkretisht po ju referoj arsyen e shpalljes NON GRATA nga Mbreteria e Bashkuar ku HOME SECRETARY vendim i cili është lënë në fuqi nga i gjithë sistemi gjyqësor pasi u ankimua nga ana e tij”, shkruan ai.

Kur ndajnë 5 ditë nga referendumi i 23 majit. Salianji kërkon kthimin e tij në garë, dhe ndonëse argumenton se Sali Berisha s’mund të kandidojë për shkak të nenit Basha, ai nuk kërkon përjashtimin e tij nga gara, por vetëm ta ketë përballë.

“Në demokraci nuk ke mundësi të zgjedhësh kundërshtarin dhe ndaj për mua nuk përbën asnjë problem që kandidat të jetë Sali Berisha dhe për këtë arsye nuk kam asnjë kërkesë proçeduriale për ta përjashtuar atë nga gara, ai të jetë në garë bashkë me aletain e tij Edi Rama, bashkë me vartësit e tij, bashkë me komisionerët e tij si dhe bashkë me bashkëpuntorët e tij në krimin e organizuar dhe unë do ti jem përball bashkë me demokratët në një betejë të vërtete elektorale,” shton ai.

Ndryshe nga Mereme Sela apo Evi Kokalari, Ervin Salianji ka zgjedhur të respektojë statutin e PD, të ankohet në fillim në parti pastaj në gjykatë. Pak ditë para garës me veten, pas inatit të dy grave, Berishës i shtohet dhe një hall i tretë në PD, duhet të merret dhe me Salianjin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!