Salianji, i dënuar politik? Rada: Qesharake. Opozita ka hequr dorë nga protestat masive, nuk grumbullon njerëz

schedule23:43 - 4 Tetor, 2024

schedule 23:43 - 4 Tetor, 2024

Gazetari Ardit Rada e quan qesharake pretendimin e opozitës, se Ervin Salianji është i dënuar politik.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Rada u shpreh se opozita ka hequr dorë nga protestat masive, pasi nuk grumbullon njerëz.

“Mosbindja civile quhet e tillë se është civile. Lidhet me sabotime masive të taksave, transportit publik. Këta përpiqen të gënjejnë edhe qytetarët. Kjo opozitë, ka hequr dorë nga protestat masive. I ka ardhur koha të thërrasë njerëzit në protestë. PD është orientuar akoma drejt dhunës në vitin 2024. Salianji ishte hero i demokracisë, kur tha jam i gati ta bëj burgun ku të duan këta. Një orë, pasi shkoi në polici, kërkoi në gjykatë mosekzekutimin e vendimit. Nuk është heroi dhe nuk ka asgjë për heroizëm. Salianji është një humbës në qarkun e tij, nuk ka fituar asnjë bashki. Ka marrë 9 mijë vota si individ. Salianji nuk frymëzon. Këto po përpiqen, e ka populli në dorë, protestë nuk do të ketë kokë, nuk do të ketë fjalime. Ky është presion për ta parashikuar atë si të dhunshme”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!