Analisti Roland Bejko thotë se Ervin Salianji është ftuar nga demokratët e Gjirokastrës, për të mbajtur foltoren e radhës.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Bejko u shpreh se figurat në PD që ikin si disidentë, por u rikthyen në parti, janë servilë të kryedemokratit Sali Berisha.
“Nëse do mbahej një takim në jug, natyrisht që do të mbahet në Gjiropkastër, sepse aty është qendra e qarkut. Edhe kriza më e madh që ka PD, është pikërisht në qarkun e Gjirokastrës. Aty, gati strukturat e partisë janë innekzistene. Asnjëherë nuk u bashkua realisht PD. Demokratët shkuan dhe votuan në zgjedhjet e fundit, sepse nuk kishin ku ta çonin votët. Mbyllën hundën dhe e hodhën votën aty ku nuk donin. Zoti Salianji e ka terrenin e gatshëm në Gjirokastër. Kam dëgjuar që ka pirë kafe me të gjithë demokratët. Siç ka qenë para 2021. Është hera e parë që PD bashkohet në Gjirokastër nën prezencën e Salianjit. Janë disa figura që gëzojnë simpati në bazë. Është kërkesë e demokratëve të Gjirokastrës që e kanë ftuar Salianjin. Si ata te foltorja, dhe ata që nuk bëjnë pjesë te foltorja. Rezultati ishte i dobët në lidhje me zgjedhjet e kaluara. Ajo që më ra në sy sot, u njoha me disa fakte të lëvizjes së 1990, ata që janë larguar dhe kthyer te Berisha, ata janë qentë më besnikë të Berishës. Merri me radhë dhe shihi pak.”, theksoi ai./abcnews.al

