Salianji denoncon anijen me 2 300 ton naftë kontrabandë: U shkel embargoja e OKB-së, askush nuk jep përgjigje

schedule13:13 - 4 Tetor, 2022

schedule 13:13 - 4 Tetor, 2022

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji nga Kryesia e Kuvendit ka adresuar rastin e futjes së naftës kontrabandë nga Libia në Portin e Durrësit.

Salianji e akuzoi qeverinë për mbajtjen e dy standarteve sa i përket zbatimit të ligjit. Ai u shpreh se policia tregohet e fortë për çdo shishe plastike që futet në vend kontrabandë dhe autorët bëhen publikë me emra, por i njëjti standart nuk ndiqet me anijet kontrabandë.

Salianji tha se u është drejtuar me një letër ministrisë së Financave, Policisë së Shtetit dhe Drejtorisë së Doganave për futjen e naftës kontrabandë nga Libia. Por ajo që ka marrë, tha ai, është një hedhje të përgjegjësisë nga njëra drejtori në tjetrën.

Kujtojmë se më 13 shtator policia njoftoi për kapjen e një anijeje me më shumë se 2 200 ton naftë kontrabandë në Portin e Durrësit, e cila ishte nisur nga Libia për t’u shkarkuar në Shqipëri. Në njoftimin e policisë thuhej po ashtu se ishin arrestuar edhe pjesëtarët e ekuipazhit të anijes, të cilët ishin me shtetësi të Libisë dhe Sirisë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!