Salianji: Andon Marko ka bërë deklarim të rremë në Prokurori

schedule16:41 - 4 Prill, 2019

schedule 16:41 - 4 Prill, 2019

Ish-deputeti Ervin Salianji doli për herë të dytë në selinë blu nga ku akuzoi kryeministrin për ngritje në detyrë të ish-zv/drejtorit të Policisë Fier në krye të policisë së këtij qyteti, kjo sipas demokratëve për shkak të shërbimit kriminal që Marko i bëri pushtetit në rastin e dosjes “Babale”.

Akuzat në drejtim të kreut të policisë së Fierit, Andon Marko demokratët i vijuan me publikime të tjera.

Pas përgjimeve të publikuara nga demokratët si pjesë e dosjes së Prokurorisë dhe që sipas Salianjit vërteton marrëdhënien mes Andon Marko-s dhe Fredi Alizotit, dëshmitarit, të fabrikuar sipas selisë blu, në dosjen “Babale” që impikoi vëllain e Fatmir Xhafajt si të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge, Ervin Salianji bën publik një tjetër detaj.

“Në datën 17 Tetor, pasi ka komunikuar nga qershori në tetor dhe ka pasur shumë takime mes Markos dhe Alizotit, drejtori i sotëm i policisë së fierit deklaron se ai “jam zv/drejtor për hetimin e krimeve në Drejtorinë e Policisë Fier nga viti 2017, për sa më pyesni për Alizotin e njoh sepse e kam takuar vetëm njëherë”.

Bazuar mbi kodin penal shqiptar, deklaratën e Markos në prokurori që mban datën 17 tetor dhe përgjimeve tashmë të publikuara nga selia blu që për Salianjin vërtetojnë kontaktin e shpeshtë mes Alizotit dhe Andon markos, ky i fundit, thekson Salianji jo vetëm nuk duhej rritur në detyrë nga zëvendës drejtor në drejtor i policisë fier, por duhej arrestuar për deklarim të rremë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!