Sali Berisha: Primare dhe për zgjedhjen e kandidatëve për këshilltarë

schedule18:07 - 14 Dhjetor, 2022

schedule 18:07 - 14 Dhjetor, 2022

Sali Berisha gjatë mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike ka paralajmëruar se do të zhvillojë Primare edhe për zgjedhjen e kandidatëve për këshilltarë.

Ai theksoi se do të hasen me vështirësi, por nuk është proces i pamundur.

Më 4 dhjetor, Partia Demokratike zhvilloi Primaret në 61 bashkitë e vendit, për të zgjedhur kandidatët që do të garojnë përballë atyre të mazhorancës në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023.

Berisha: Ne kemi tani procesin e zgjedhjeve të këshilltarëve, proces jashtëzakonisht i rëndësishëm i zgjedhjes së parlamentarëve vendorë.
Natyrisht ky proces nuk mund të bëhej paralelisht me kandidatët, pasi duhej të dilte kandidati që ai të ishte pjesë e këtij procesi. Në këtë proces për të cilin personalisht mendoj se do të jetë vota e anëtarësisë që duhet të përcaktojë, me disa kushtëzime. Kushtëzimet janë të domosdoshme se duhet të ketë përfaqësime të komuniteteve, përndryshe përfaqësimi përqendrohet vetëm në një pjesë të elektoratit dhe mbesin të papërfaqësua dhjetëra zona të komunitetit, elektoratit etj.

Nëse në primare nuk arritëm të kemi numrin e duhur të vajzave dhe grave për qytetare të para, për këshilltare në mënyrë absolute do të respektohet me rigorozitet të plotë, standardi statutor i kësaj partie pa asnjë ekuivok. Kjo do të thotë se ata janë të garantuar, sigurisht me garë, ndaj dhe ky votim është më i komplikuar.
Do ti lutesha komisionit se duke ruajtur proporcionet, përfaqësimin e komuniteteve edhe për këto vota e anëtarësisë të jetë përcaktuese. I kuptoj vështirësitë se duhen shumë kuti, e kontingjente, por nuk e quaj të pamundur këtë. E quaj të mundshme nëse e kemi vullnetin dhe do të bëjmë mirë të ja paraqesim edhe këtë anëtarësisë./Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!