Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjyqtarët e dosjes ‘Partizani’/ Elsa Ulliri, Bib Ndreca, Rudina Palloi do gjykojnë Sali Berishën

schedule11:20 - 2 Qershor, 2025

schedule 11:20 - 2 Qershor, 2025

Ish-kryeministri Sali Berisha do të ulet për herë të parë në gjykatë në bankën e të akuzuarve përballë gjyqtares Elsa Ulliri dhe dy anëtarve, Bib Ndreca e Rudina Palloi. Përmes shortit gjykata e posaçme caktoi të hënën këtë treshe gjyqtarësh që pritet të vendosë edhe datën për seancën e parë gjyqësore.

Kryesjuesja e trupit gjykues Elsa Ulliri prej 10 vitesh është pjesë e sistemit të drejtësisë. Në vitin 2015-të ajo është emëruar në gjykatën e Lezhës ndërsa prej vitit 2022 pasi u konfirmua nga të dyja shkallët e vetingut iu bashkua gjykatës së posaçme. Gjatë kësaj periudhe Ulliri ka dhënë vendime për emra të njhohur për drejtësinë mes të cilëve ish-kryebashkiaku I Durrësit Vangjush Dako apo edhe ish-kryebashkiaku I Rrogozhinës Edison Memolla.

Një tjetër anëtare e trupit gjykues është edhe Riduna Palloi që ka pothuajse të njëjtin rrugëtim me Elsa Ullirin. Edhe palloi ka dhënë vendime për dosje të rëndësishme siç është ajo e Inceneratorëve të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës apo edhe dënimin e ish-kryeprokurorit të Vlorës Aurel Zarka si dhe masën e arrestit për Ilir Beqajt në cilësinë e drejrtuesit të SASPAC.



Ndërsa anëtari i tretë është gjyqtari Bib Ndrëca që ka një karrierë të gjatë në radhët e gjykatës. Ndreca ka qënë pjesë e gjykatës së krimeve të rënda dhe pas shkrirjes iu bashkë gjykatës së posaçme. Të hënën në prokurori i paraqit ish-kryeministri Berisha dhe në dalje sulmoi sërish kreun e spak altin dumani dhe gjyqtaren Irena Gjoka.

Ish-kryeministri Sali Berisha është marrë i pandehur nga prokuroria për korrupsion në kryer në bashkëpunim në lidghje me dosjen për privatizimin e ish-kompleksit partizani. Ndërsa dhëndëri I tij Jamarbër Malltezi që mbahet i izoluar në banese përveç korrupsionit është I pandehur edhe për pastrim parash bashkë me 3 perona të tjerë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!