Ish kandidati për kryetar të PD, Ibsen Elezi thotë se kryedemokrati Sali Berisha po kërkon shkatërrimin e kësaj force politike.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Elezi u shpreh se Berisha, është i vetmi që po shkel statutin e PD.
Elezi shtoi se Berisha nxorri nen që ai i cili humb zgjedhjet nuk rikandidon, por nuk po e zbaton.
“Ajo nuk është dera e Sali Berishës, ajo është një derë që Sali Berisha po mundohet ta mbyllë, derën e familjes së vet që ta shkatërrojë përfundimisht atë seli. Sikur shkatërruan LDK ata, e çuan në 14 përqind. Ai është shkatërrimi. Pse bien këto parti? Ndodhin për shkak se, së pari çbërjes institucionale, pastaj edhe zbrazëtisë institucionale. PD po shkon drejt shkatërrimit. Alesia, kur i bie derës, i bie derës së PD. Edhe Salianji. Është në të drejtën e vet statutore për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur. Aktet e tjerë nënstatutore që këta nxjerrin, ditët e para të garave me rregull, me statut, zgjidhen kohë përpara, 6 muaj përpara. Nuk lejohet të dalë Albana Vokshi nënkryetare komisioni dhe të vendosë akte. I bën sepse ka gjetur servila. Modelet e këtyre njerëzve që ngrejnë kokën, janë modelet e atyre që vriten.
Çfarë absurdesh janë këto? Këtu, po ta kapësh emrin e kandidaturave, i vetmi që ka shkelje nënstatuore, kandidaturë është Sali Berisha. Kriteret që ato kanë nxjerrë në parim, nuk janë kritere që nuk njihen në PD. Berishën e kap neni nënstatutor. Ka nen që nxorri për Bashën, po humbe, nuk ke të drejtë kandidimi”, theksoi ai./abcnews.al


