Salah: Dua të fitoj me Liverpoolin! Rinovimi? Askush s’ka folur me mua

schedule15:59 - 1 Maj, 2021

schedule 15:59 - 1 Maj, 2021

Mohamed Salah ka edhe dy vite kontratë me Liverpool, por shpesh ka pasur zëra për një largim të egjiptianit nga “The Reds”. Së fundmi sulmuesi është ngacmuar në lidhje me rinovimin e marrëveshjes.

“Askush nga klubi nuk po flet me mua, për asgjë, kështu që nuk mund të them shumë rreth kësaj”, është shprehur Salah për Sky Sports. Sulmuesi më tej ka theksuar se dëshiron të vazhdojë të fitojë me Liverpool.

“E kam thënë edhe më parë që dua të fitoj sërish, në Premier League, në Champions League. Është diçka e shkëlqyer të fitosh dhe po përpiqem të fitojmë sërish, pasi kjo është pjesë e punës tonë dhe ne kemi nevojë të fitojmë trofe”, shton Salah. /abcnews.al