Mohamed Salah vazhdon të mbetet në shënjestër të kampionat shumë të pasur të Arabisë Saudite.
Al Ittihad i Benzema dhe Kante, vazhdon të punojë për t’i dhënë vetes një tjetër yll, me Salah i cili ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Anglia dhe për të kaluar nën komandën e trajnerit Espirito Santo, pavarësisht se Liverpool nuk dëshiron ta largojë.
Liverpool ndoshta nuk do të rezistojë dot nga ky presion i klubit saudit për të transferuar sulmuesin egjiptian, kështu ata kërkojnë të paktën kohë për të gjendur zëveënduesin e duhur.
Nga Portugalia sugjerojnë se pasardhësi i Salah mund të jetë Joao Felix, sulmuesi i talentuar i cili nuk dëshiron më të qëndrojë në Madrid.
Felix nuk është i vetmi në listë, pasi Ryan Graveberch i Bayern Munich dhe Cheick Doucoure i Crystal Palace janë në vëzhgim./h.ll/abcnews.al