Liverpool kaloi një mbrëmje fantastike ditën e djeshme, teksa në “Elland Road” të besuarit e Jurgen Klopp “çmontuan” Leeds United me rezultatin e thellë 1 me 6, mirëpo për një nga djemtë e teknikut gjerman ky nuk ishte gëzimi i vetëm.
Kështu pas një dopiete fantastike me nga një gol në secilën pjesë të lojës, Mohamed Salah është kthyer në “mëngjarashin” më të mirë në historinë e Premier League, teksa në karrierën e tij në Angli ka arritur të gjejë plot 107 herë rrugën rrjetës me të majtën.
Në arritjen e rekordit të tij personal, Salah kaloi një tjetër ikonë të Liverpool, Robbie Foëler me “bomberin” anglez, që ka arritur të shënojë vetëm 105 gola me këmbën e majtë. /i.m /abcnews.al