“Sakrifikuam shumë”, Daja: Baseli ekip tepër cilësor, sot vuajtëm në sulm

schedule23:14 - 29 Korrik, 2021

schedule 23:14 - 29 Korrik, 2021

Baseli ishte shumë i fortë për Partizanin. “Demat” u mposhtën 3-0 në takimin e parë të raundit të dytë të Conference League në Zvicër, teksa humbën edhe sot në “Elbasan Arena” me rezultatin 0-2. Trajneri i ekipit kryeqytetas foli për mediat pas ndeshjes së sotme, ku ndër të tjera tha:

PËRBALLJA – “Sigurisht që përballë kishim një ekip që ka shumë cilësi, dhe që ka manovra shumë të mira si në sulm ashtu dhe në mbrojtje, gjë që ne nuk e kemi, pasi kemi krijuar një ekip të ri dhe çdo gjë është filluar nga e para”.

MERKATO – “Shpresojmë që të vazhdojmë e të plotësohemi në merkato. Kemi dhe një grup me lojtarë shumë të rinj, që kanë perspektivë për të ardhmen: si Cara, Celina, Selita, Kote e Rrapaj. Ehe sot bënë ndeshje shumë të mirë”.

TAKTIKA – “Ne kemi bërë mirë në fazën e mbrojtjes, por kemi pasur disa probleme në sulm për shkak të presingut që bënte kundërshtari. Kur mbrohesh me shumë forca, duhet t’i minimizojmë gabimet në mbrojtje. Edhe sot mund ta shmangnim golin e parë. Megjithatë, sot ishim të fokusuar të bënim paraqitje të mirë për të kënaqur tifozët tanë“.

SAKRIFICAT – “Çdo lojtar që ishte në fushë ka dhënë maksimumin dhe unë nuk kam asnjë lloj rezerve, pasi kanë sakrifikuar shumë. Nëse nuk do të ishte sakrifica e këtyre lojtarëve, do të kishim akoma dhe më shumë probleme”. /abcnews.al