Sakrifikoi karrierën jashtë vendit për nënën, këngëtari shqiptar i dedikon një këngë pas vdekjes

schedule10:44 - 2 Shkurt, 2022

schedule 10:44 - 2 Shkurt, 2022

Aurel Thellimi ishte i ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku foli për këngën më të fundit. “Nënë” mban titullin që i dedikohet të shtrenjtës së tij që është ndarë nga jeta. Ai tregoi për moderatorin Alban Musa lidhjen e ngushtë që kishte me të ëmën.

“Kam dashur gjithmonë një këngë për nënën. Ka qenë e vështirë sepse duhet të gjesh fjalët e duhura për madhështinë që është krijesa nënë, të bësh diferencën me këngët e tjera dhe të kesh një dimension të madh.

Ndodhi pas përcjelljes së nënës në banesën e fundit. Kthehem në Tiranë, gjendja emocionale ishte aq e ngarkuar saqë koha e largimit të nënës mu dukën vite dhe shekuj.”, tha ai duke shtuar me tej se kishte sakrifikuar karrierën jashtë vendit për të qëndruar me nënën e tij.

Kur kam qenë student kam pasur oferta për muzikën klasike jashtë Shqipërisë. Nëna u sëmur në moshë të re dhe mendova se njeriu duhet të ketë një person tjetër ku të mbështetesh. Ndjesia dhe logjika ishin më të forta se zgjedhja.

Gjithmonë kam jetuar me nënën time për t’i thënë se ti vërtet më prite por do të kesh gjithmonë dikë që do të kujdeset për ty.“, theksoi këngëtari. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!