Sakrifica e Griezmann: Për Barcelonën luaj kudo, kam biseduar dhe me Setien

schedule10:46 - 31 Janar, 2020

schedule 10:46 - 31 Janar, 2020

Barcelona u kualifikuar për në raundin tjetër të Copa del Rey pa shumë probleme kundër Leganesit, pas fitores së thellë, 5-0. Antoine Griezmann shënoi golin e parë në këtë sfidë. Francezi tha pas ndeshjes se është gati të luajë kudo për Barcelonën, mjafton që të ndihmojë klubin të arrijë të gjitha objektivat dhe të jetë i suksesshëm.

“Nëse trajneri më kërkon të luaj si nr. 9, atëherë jam aty për të ndihmuar. Nëse më aktivizon në të djathtë ose në të majtë, perfekte, asnjë problem për mua. Gjithçka çfarë dua, është të ndihmoj skuadrën.

Jam mësuar të luaj si sulmuesi i brendshëm, kam më shumë liri aty. Kam biseduar edhe me trajnerin Setien dhe stafin e tij, jemi në një mendje: Punë dhe përmirësim, pozicioni pak rëndësi ka. Gjithmonë mundohem të mësoj nga të gjithë trajnerët me të cilët kam punuar“, tha mes të tjerash Griezmann./abcnews.al