Saimir Tahiri tërheq pasaportën dhe kartën e identitetit

schedule15:09 - 27 Dhjetor, 2017

schedule 15:09 - 27 Dhjetor, 2017

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda një ditë më parë për shfuqizimin e masës së sigurise ndalim i daljes jashte vendit, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u paraqit sot në Prokurorinë e Krimeve për të tërhequr pasaportën e tij dhe karten e tij.

Tahiri ka mbërritur në ambientet e sekretarisë së organit të akuzës, i shoqëruar edhe nga avokati i tij Maksim Haxhia.

Vendimi i djeshëm i Apelit zhbllokoi këto dokumenta të Tahirit, duke i lejuar tashmë edhe lëvizjen jashtë shtetit.

Gjykata e shkallës së parë për krime të rënda kishte miratuar në 9 dhjetor kërkesën e Prokurorisë për caktimin e kësaj masë sigurimi për ish-ministrin nën hetim. Masa e ndalimit të lëvizjes jashtë vendit u rikonfirmua në një seancë në datë 13 dhjetor, ku ishte i pranishëm edhe zoti Tahiri.

Ndërsa dje ky vendim u rrëzua nga Apeli i Krimeve të Rënda./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!