“Në komision zonal të zgjedhjeve në Bashkinë e Kukësit ka përfunduar procesi i numërimit të votave për kandidatët për kryetar bashkie. Pjesëmarrja në votime ka qenë 11 mijë e 800 votues , nga të cilët rreth 86% kanë votuar për kandidatin e PS-së Safet Gjici ndërsa 13% për kandidatin e partisë Bindja Demokratike Abedin Oruçi. Nga numërimi i votave kanë rezultuar rreth 500 vota të pavlefshme”, raporton gazetari i ABC News në Kukës Bujar Muçmata.
Ndërsa për mediat pas shpalljes së rezultatit socialisti Safet Gjici premton punë të mëdha gjatë mandatit të tij si kryetar bashkie.
“Me votat që kemi në diferencë me kundërshtarin jemi diku tek 86% . Natyrisht duhet të falënderoj të gjithë popullin kuksian që na ka votuar në shumicë dhe nuk janë pak por janë më shumë se 40 mijë vota,. Natyrisht që kjo është një përgjegjësi që populli i Kukësit na ka dhënë ne për të drejtuar pushtetin lokal nëpërmjet ushtrimit të votës. Besoj se se do kemi tashmë një përgjegjësi krejt tjetër, për qytetarët kuksianë për të realizuar atë që kemi premtuar gati në një muaj fushatë”, tha Gjici./abcnews.al