Safet Gjici: Nuk kemi as fonde dhe as mjete, infrastruktura po pengon zhvillimin e turizmit

schedule10:54 - 18 Qershor, 2021

schedule 10:54 - 18 Qershor, 2021

Kukësi ka asete të mjaftueshme për të tërhequr turistët vendas dhe të huaj.

Megjithatë, turizmi nuk është ende i zhvilluar mire pasi mungon infrastruktura rrugore.

Kryetari i Bashkisë, Safet Gjici është shprehur se për shkak të mungesës së rrugëve, disa pika turistike nuk mund të aksesohen nga turistët, duke shtuar se Bashkia është munduar që të krijojë hapjen e disave prej tyre, por sipas tij kjo nuk mjafton.

Por, mungesë fondesh dhe mjetesh ka edhe Drejtoria e Turizmit që sipas kryebashkiakut Gjici e ka të pamundur edhe zhvillimin e turizmit ujor.

“Gjëja më kryesore është të aksesohen pikat më të bukura. Presim shumë turistë të huaj dhe jemi munduar të hapim disa rrugë, por kemi mungesa fondesh në Drejtorinë e Rrugëve. Ajo drejtori nuk ka as fonde dhe as mjete. Me hapjen e aeroportit presim edhe më shumë vizitorë”, ka thënë Gjici.

Këto problematika Gjici i bëri të ditura në takimin e Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit, ku e pranishme ishte edhe Alma Mele, Drejtore e Drejtorisë së Politikave dhe Strategjive për Çështjet Vendore në Ministrinë e Brendshme e cila premtoi mbështetjen nga drejtoria që ajo drejton./abcnews.al/