Safet Gjici kërkoi lirinë, shtyhet seanca për ish-kryebashkiakun e Kukësit

schedule14:06 - 14 Tetor, 2024

schedule 14:06 - 14 Tetor, 2024

ELBASAN- Gjykata e Elbasanit vendosi të shtyjë për në datën 11 nëntor 2024 në orën 13: 00 seancën për ish-kryebashkiakun e Kukësit,  Safet Gjici.

Mbrojtja e ish-kryebashkiakut, tha se Gjici ka vuajtur 1.9 vite burg dhe i kanë mbetur 1.2 vite. Avokati ka theksuar Gjici se ndodhet në gjendje të rënduar spitalore dhe kërkon qëndrim në shtëpi.

Po ashtu në sallë është paraqitur edhe raporti mjekësor mbi gjendjen e Gjicit, raportoi për ABC News gazetarja Edisona Skënderi.

Gjyqtarja e çështjes kërkoi që të gjitha provat e paraqitura nga avokati t’i nënshtrohen vërtetësisë. Të sillen të gjitha kartelat mjekësorë të Gjicit që nga koha e paraburgimit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!