Safet Gjici e refuzoi i irrituar, a do të vendoset në Has busti i Mbretëreshës Elisabeth II ?

schedule15:34 - 20 Shtator, 2022

schedule 15:34 - 20 Shtator, 2022

Vendosja e bustit të Mbretëreshës Elisabeth II para Pallatit të Kulturës shkaktoi mjaft debate dje në Kukës, ku shumë qytetarë e vlerësuan atë si akt, ndërkohë që kryebashkiaku Safet Gjici dhe disa reporterë lokalë të paguar me para publike u ndjenë të fyer duke vendosur që të jenë ata që do të mbronin “nderin e kuksianëve”.

Lexo edhe: Kukësi sfidon Hasin, busti i Mbretëreshës Elizabet shfaqet në mes të qytetit, mister autorët e veprës artistike

Gjici dërgoi policinë para Pallatit të Kulturë, të cilët pasi kuptuan për çfarë bëhej fjalë u larguan normalisht duke i lënë qytetarët në veprimtarinë e tyre të përditshme, ndërsa pas gjithë kësaj që ndodhi, personat që vendosën bustin aty duhet të gjejnë një zgjidhje.

Irritimi i Safet Gjicit me këtë veprim bën që busti të mos mbahet më në Kukës dhe tashmë duhet gjetur një vend tjetër, i cili nga propozimet e djeshme të mijëra komentuesve në rrjetet sociale, mund të jetë edhe Hasi.

Kryebashkiaku i Hasit është treguar i hapur ndaj vendosjes së një busti të Mbretëreshës Elisabeth II në qytet dhe duket se ky është momenti për përmbushjen e këtij premtimi. Liman Morina u shpreh disa javë më parë për mediat britanike se vendosja e bustit të Mbretëreshës do të bëhej me financimin e djemve të Hasit në Angli.

Epo duket se erdhi momenti! Mbetet për t’u parë se në cilën prej këtyre ditëve, busti i Mbretëreshës do të vendoset në mes të Hasit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!