Sadio Mane shpëtohet nga Leroy Sane? Gjermani i kërkoi drejtuesve të mos shkarkojnë senegalezin

schedule11:09 - 14 Prill, 2023

schedule 11:09 - 14 Prill, 2023

Është zbuluar se fati i Sadio Mane si lojtar i Bayern Munich mund të jetë shpëtuar nga shoku i skuadrës Leroy Sane, sulmuesi gjerman i cili u godit me grusht nga ish-lojtari i Liverpool në mbrëmjen e së martësë pas ndeshjes kundër Cityt.

Sipas gazetës gjermane “Bild”, Sane ka folur me bordin e drejtuesve të Bayernit duke i kërkuar që të mos anulojnë kontratën e yllit senegalez. Klubi, i cili kishte marrë në konsideratë një sërë dënimesh, në vend të kësaj zgjodhi të pezullonte anësorin për ndeshjen e kësaj fundjave të Bundesligës kundër Hoffenheim dhe të jepte një gjobë të pazbuluar.

Dyshja u përplas vazhdimisht në fushë gjatë ndeshjes së Bayern Munich kundër Manchester City në mbrëmjen e së martës. Situata u përshkallëzua në dhomën e zhveshjes pas ndeshjes, me shokët e skuadrës që u detyruan të ndajnë lojtarët, pasi Mane dyshohet dhe thuhet se goditi Sanen me grusht në fytyrë.

Bayern e trajtoi me shpejtësi këtë çështje pasi lojtarët u kthyen në stërvitje të enjten. “Bild” gjithashtu raporton se çështja konsiderohete mbyllur për klubin./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!