Sadiku e bën sefte në Indi, “bomberi” i Kombëtares siguron titullin e parë me Mohun Bagan

schedule12:36 - 16 Prill, 2024

schedule 12:36 - 16 Prill, 2024

Pritjes thuajse 6-vjeçare i ka ardhur fundi, me “bomberin” e Kombëtares së Shqipërisë, Armando Sadiku ka festuar një titull kampion për herë të dytë në karrierën e tij, teksa mbrëmjen e së hënës, që sapo lamë pas sulmuesi, nga Elbasani është shpallur kampion me ekipin e Mohun Bagan në Indi, falë një triumfi në javën e fundit ndaj skuadrës së Mumbai që kishte kryesuar kampionatin deri më sot.

Mohun Bagan, me Sadikun titullar, triumfoi në ndeshjen e luajtur në Kalkuta me rezultatin e ngushtë, 2 me 1, në duelin direkt ndaj ekipit që kishte 2 pikë avantazh në renditje dhe e kaloi në sfidën e fundit, për t’i “rrëmbyer” titullin kampion në sezonin e rregullt.

Kështu, Mohun Bagan u shpall kampion dhe për Sadikun, ky ishte trofeu i dytë i kampionatit që festonte në karrierën e tij, në elitë, pasi kishte fituar më herë, kampionatin polak të futbollit, Ekstraklasa, me skuadrën e Legia Ëarzaë, në sezonin 2017-2018 e në trofe të tjerë ka siguruar 2 herë Kupën e Zvicrës, 1 herë Kupën e Polonisë dhe 1 herë Kupën e Lihtenshtejnit. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!