Sadik Bejko: Studimi i Auron Tares u shit si skup, dokumentet nuk dëmtojnë Camajn e Koliqin

schedule19:11 - 8 Korrik, 2020

schedule 19:11 - 8 Korrik, 2020

Studiuesi Sadik Bejko është i mendimit se dokumentet e publikuara nga Auron Tare për Camaj dhe Koliqin duhen parë si një përpjekje e shkrimtarëve për jetë a vdekje, e ndarjes mes dy botëve aso kohe, mes perëndimit dhe lindjes.

Qëndrimi antikomunist i tyre, u pagua shtrenjtë, nga familjarët e tyre, thekson Bejko.

“Ai duhet parë si një nismë për të parë anën e pasme në biografinë e disa shkrimtarëve që kanë jetuar në kushte të tjera politike, të politkës së ndarjes për jetë a vdekje midis bllokut perëndimor, kapitalist dhe bllokut lindor, komunist. Në këtë periudhë shkrimtarët janë përdorur”, u shpreh ai.

Historitë policeske, apo spiunazhi, nuk mund të dëmtojnë asesi veprën e tyre.

Mënyra e të shkruarit, të këtij studimi, sipas Bejkos është si skup, por studiuesit duhet ta shohin e lexojnë me gjakftohtësi.

“Janë histori që kanë vlerë, ndonjëherë kanë vlerë edhe të skup-it. Një studiues e sheh me gjakftohtësi, atij i intereson mënyra se si kanë krijuar dhe punuar këta njerëz në kushte të tilla”, shprehet ai.

Sadik Bejko thotë se veprimtaria e tyre atdhetare dhe letrare është e pamohueshme. Koliqi është misionari i hapjes së shkollave shqipe në Kosovë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!