Sabri Fejzullahu, legjenda e muzikës shqiptare së fundmi ka rrëfyer detaje rreth karrierës dhe jetës së tij private. Në një intervistë televizive në Kosovë, këngëtari tha se bashkëshortja e tij ka qenë e apasionuar pas muzikës, madje kishte patur dëshirë që t’i bashkohet skenës muzikore vite më parë, por një gjë të tillë nuk e deshi ai.
“Unë ia ndalova diçka që e ka patur jetë, edhe sot e kësaj dite. A ka ma keq me ja ndryshur ndjenjën, e përmedn sa herë dhe i mbushen sytë me lot. Mirëpo, çfarë të bësh, xhelozia.“, tha Sabriu.
Më tej, këngëtari tregoi edhe arsyen pse e ndaloi të ndiqte ëndrrën e saj. “Ia ndalova se ishte shumë e bukur, ma merr ndokush vetëm me e fut veten në bela me të. Shumë e bukur ka qenë edhe e bukur është ia hëngsha shpirtin. Po ma mer dikush”, vijoi ai.