Sabri Fejzullahu mbush 74-vjeç, Leonora Jakupi e cilëson legjendë të këngës

schedule18:16 - 16 Shtator, 2021

schedule 18:16 - 16 Shtator, 2021

Legjenda e muzikës shqiptare, Sabri Fejzullahu feston sot ditëlindjen e 74-të. Padyshim që urimet kanë qenë të shumta si nga fansat, miqtë dhe kolegët e tij.

Së fundmi, është këngëtarja Lenora Jakupi, e cila e ka uruar duke publikuar në Instagram një foto, ku shfaqet bashkë me të.

Kjo foto e zgjedhur nga artistja është realizuar gjatë xhirimeve të vitit të ri 202, pasi dyshja kanë interpretuar një këngë së bashku.

“Urime ditëlindja legjendë e këngës. Ty që nuk të zëvendëson askush”, ka shkruar Leonora përmbi imazhin e publikuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!