“Sa vlerë ka jeta në këtë vend?”, Xhensila Myrtezaj reagon për vrasjen e 25-vjeçarit nga policia

schedule15:50 - 9 Dhjetor, 2020

schedule 15:50 - 9 Dhjetor, 2020

Të shumtë kanë qenë personazhet e njohur, që kanë reaguar për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, i cili u qëllua mesnatën e djeshme nga efektivi i policisë gjatë ndjekjes në zonën e Laprakës.

Më e fundit, është këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj, e cila përmes një postimi në InstaStory, është shprehur e prekur.

Sipas këngëtares,  në kaq vite jetë, s’e kishte dëgjuar kurrë një ngjarje të tillë në vend.

“Nuk kishte ndodhur diçka e tillë në kaq vite sa kam unë jetë, të dëgjonim të tillë ngjarje si vrasja e një të riu për faktin që nuk iu bind patrullës së policisë për të ndaluar. Në këtë vend ku çfarë nuk kemi dëgjuar dhe çfarë nuk ndodh, duhet të ndodhte edhe kjo? Ngushëllime familjes, Zoti i lehtësoftë dhimbjen

Sa vlerë ka jeta në këtë vend?”, ka shkruar ajo.