Sa trupa ruse ishin në Kherson? Ministria ruse e Mbrojtjes: Janë tërhequr 30 mijë ushtarë, nuk mbeti asnjë pas

schedule16:46 - 11 Nëntor, 2022

schedule 16:46 - 11 Nëntor, 2022

Më shumë se 30,000 ushtarakë rusë janë tërhequr përtej lumit Dnieper në bregun lindor të tij, ka bërë me dije agjencia ruse e lajmeve Interfax, sipas informacioneve të dhëna nga ministria e mbrojtjes e vendit.

Raporti i Interfax erdhi pasi ministria e mbrojtjes tha më herët të premten se kishte përfunduar tërheqjen e trupave të saj nga qyteti Kherson, i cili ndodhet në anën perëndimore të lumit.

Ministria pretendoi se nuk kishte mbetur pas asnjë pjesë e vetme e pajisjeve ushtarake apo ushtar. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!