“Sa shumë më mungoni”, Xhensila konfirmon rikthimin me një hit

schedule12:26 - 23 Mars, 2021

schedule 12:26 - 23 Mars, 2021

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Xhensila Myrtezaj është përfolur kohët e fundit se do të vijë në një bashkëpunim me Getoar Selimin dhe Majk.

LEXO EDHE: Do bëj “namin”, Xhensila Myrtezaj duet me 2 reperët më të kërkuar shqiptarë

Mirëpo, duket se axhenda e këngëtares ka ndryshuar.  Me fotot e fundit të postuara në Instagram, ajo  ka treguar se shumë shpejt do të sjellë një këngë solo.

“Sa shumë më mungoni”, ka shkruar ajo krah disa fotove ku shfaqet përpara mikrofonit duke kënduar.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj)

Si për ta konfirmuar këtë lajm, Xhensila i ka kthyer përgjigje dhe një prej komenteve i cili shkruante: “Sa herë thua kështu, shpërthen një super hit”.

“Zemrush”, ka shkruar këngëtarja, duke i shtuar edhe më shumë kureshtjen të gjithëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!