“Sa shtëpi kanë?”, Rama – Presidenca replika në distancë

schedule12:32 - 28 Shkurt, 2020

schedule 12:32 - 28 Shkurt, 2020

Gjatë prezantimit të projektit të rindërtimit Kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetarët  për akuzat e Presidentit Ilir Meta se qeveria po bën grusht shteti ndaj vendit dhe institucionit që ai drejton.

Rama ka refuzuar të komentojë edhe manifestimin e 2 marsit të thirrur nga kreu i shtetit, duke shprehur se është luks i madh për të, të merret me presidentin.

Rama vijoi duke thënë se Presidenti e ka shtëpinë, ka më shumë se një shtëpi dhe detyra e kryeministrit është të merret me ata që kanë mbetur në çadra pas tërmetit të 26 nëntorit.

Pyetje: Lidhur me manifestimin e datës 2 mars, presidenti akuzon se ndaj presidencës e vendit po bëhet grusht shteti, ju a keni një koment për këtë?

Presidenti e ka shtëpinë, më shumë se një shtëpi, unë jam këtu për ata që jetojnë në çadra apo jetojnë në shtëpitë e të tjerëve.

Për ata jam unë këtu, jo thjesht në këtë konferencë, por në të gjitha orët e ditës time, gjithë natën, kështu që ua kam lënë juve çështjen e presidentit, është luks i madh për mua të merrem”, tha Rama.

Por në lidhje me këtë deklaratë ka reaguar menjëherë zëdhënësi i Presidentit Tedi Blushi.

Lajmërojeni gruan e Bilalit se Presidenti ka vetëm një shtëpi: Shqipërinë. Sa shtëpi ka gruaja e Bilalit pyeteni vetë“, shkruan Blushi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!