Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Sa shpenzime, s’e prisja kaq keq situatën. Messi? E falënderoj për një gjë”

schedule14:58 - 20 Qershor, 2021

schedule 14:58 - 20 Qershor, 2021

Barcelona po kalon një krizë ekonomike dhe Joan Laporta nuk fshihet. Presidenti pranon për La Vanguardia se nuk e kishte menduar kaq problematike situatën, teksa ndalet edhe te rinovimi me Leo Messin dhe merkato.

Situata ekonomike në klub është më e keqe nga sa e prisja, sinqerisht që nuk mendoja se do ishte kaq keq. Ka kontrata që na ndikojnë shumë, ka gjëra që duhen shpjeguar dhe nuk përjashtoj veprime në këtë aspekt.

Gjithçka do të shpjegohet, sepse përndryshe do të ishim edhe ne bashkëpunëtorë. Janë të njëjtët njerëz që gjithmonë paraqiten në disa kontrata, ekzistojnë masa drastike që ne nuk do të donim të merrnim.

Gjithsesi, asgjë nuk përjashtohet për të mirën e Barcelonës. Duhet të paguajmë 650 milion euro, shumë e ekzagjeruar që tejkalon të ardhurat e klubit.

Messi? Do doja që të pranonte sa më shpejt rinovimin me ne, do na ndihmonte shumë. Vazhdojmë të bisedojmë me të. Leo është i emocionuar dhe e falënderoj që dëshiron të qëndrojë te Barcelona.

Merkato? Do të ketë edhe 3-4 afrime. Sa i përket Super League, di të them që duhet të rrezikojmë dhe të vendosim bast te ky projekt nëse duam që futbolli të jetë më tërheqës dhe i qëndrueshëm“, përfundoi kreu i klubit katalanas. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!