Sa shanse ka të bashkohen fraksionet e PD? Kthupi: Përçarja nisi nga Berisha, disa deputetë kanë ikur për interesa personale

schedule23:40 - 1 Shkurt, 2024

schedule 23:40 - 1 Shkurt, 2024

TIRANË– Sekretari ligjor i PD zyrtare, Rezart Kthupi, i ftuar në “Ora e fundit” në ABC News tha se përçarja në parti ka nisur në momentin kur Sali Berisha çështjen e “non grata” nga SHBA e ktheu në çështje të partisë.

“Berisha është faktori. Përçarja e PD filloi më 9 shtator, i cili vendosi të kthente një çështje të brendshme të tij në çështje të partisë, ky është shkaku real i përçarjes dhe nga këtu fillon gjithçka. Nuk kemi ndarje për parimet, por thjesht deputetë të caktuar vendosën të gjejnë kandidimin e mundshëm të tyre te z. Berisha”, tha ai.

Ai theksoi se Partia Demokratike nuk është e përçarë, ndërkohë për grupin e Bardhit, tha se janë disa deputetë që janë larguar nga krahu i Bashës për interesat e tyre personale.

“Nuk jemi përçarë, ata kanë ikur. Ata ndoqën interesat personale dhe kjo nuk reflektohet në strukturë. Ata janë njerëz që kanë ikur nga PD për Sali Berishën”, tha Kthupi.

Ai theksoi se PD-ja nuk është shprehur asnjëherë kundër bashkimit, por me kushtin që ky bashkim të jetë rreth parimeve dhe jo thjesht të prezantohet si bashkim mekanik dhe larg esencës së domosdoshme./ abcnews.al