Sa raste aktive me COVID janë në Kosovë

schedule08:22 - 11 Nëntor, 2021

schedule 08:22 - 11 Nëntor, 2021

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 444. Kështu njofton ministria e Shëndetësisë, referuar të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është mbi 157 mijë, ndërsa që nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,978 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.413 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë mbi një milion e 587 mijë doza të vaksinës.

Deri më sot 744 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!