Sa më shumë fëmijë të ketë një grua, aq më ngadalë plaket, thotë studimi

schedule14:06 - 12 Qershor, 2021

schedule 14:06 - 12 Qershor, 2021

Sa më shumë fëmijë të ketë një grua, aq më e ulët është shkalla me të cilën plaket, sipas një studimi nga Universiteti Simon Fraser në Kanada.

Studimi shqyrtoi numrin e fëmijëve të lindur nga 75 gratë që morën pjesë në të, si dhe gjatësinë e telomereve të tyre, me mostra të pështymës dhe pjesën e brendshme të faqes.

Studiuesit zbuluan se gratë që kishin lindur shumicën e fëmijëve kishin edhe telomere më të gjata. Telomeret shtrihen në buzë të kromozomeve dhe rregullojnë plakjen qelizore.

Sipas shkencëtarëve që zhvilluan studimin, zbulimet e tyre mund të jenë për shkak të rritjes së estrogjenit të vërejtur gjatë shtatëzënisë dhe të cilat veprojnë si antioksidantë që mbrojnë qelizat nga shkatërrimi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!