Sulmuesi kuqezi, Armando Broja tashmë nuk është më një surprizë, teksa ndeshje pas ndeshje po tregon se e ardhmja e tij do jetë e ndritur. Aktivizimi me Southampton ka bërë që sulmuesi i kombëtares shqiptare të shkëlqejë në një nga kampionatet më të mëdha të futbollit europian, pikërisht në “vendlindjen” e futbollit.
Deri tani ka arritur të shënojë 6 gola në Premier League. Pas çdo topi të dërguar në fundin e rrjetës kemi një festim me shqiponjën kuqezi dhe një rrahje të gjoksit sa për të treguar se gjithçka që ka bërë deri tani është për shkak të punës së tij dhe që meriton të jetë në majën e futbollit europian.
Goli i shënuar kundër Tottenham mbrëmjen e djeshme ishte thjeshtë fantastik, ku me në lëvizje klasi ndëshkoi “Spursat”. Një gol ky që ka dërguar në “qiellin e shtatë” tifozët e skuadrës së Chelsea, e cila ka në pronësi Brojën.
Tifozët e Chelsea-t janë të bindur që sezonin e ardhshëm do të kthehet në “Stamford Bridge”, për të shkëlqyer nën urdhrat e Thuchel. Në reagimet e tyre në rrjetet sociale fansat e “Bluve” të Londrës kanë shkruar: “Broja, me atë festë, duket si lojtar i Chelsea-t. Ai është energjia e duhur për Chelsea-n”.
Një performancë e nivelit të lartë dhe tregon se djaloshi po konfirmohet në një prej kampionateve më të forta në botë. Këtë moment ai e ka ndarë me fansat me faqen e tij në Instagram.
“Sa më shijoi kjo! Çfarë fitoreje dhe performance nga të gjithë çunat sonte. Një falënderim special për të gjithë tifozët për mbështetjen fantastike”, shkruan ylli i kombëtares shqiptare.
View this post on Instagram
/f.a/abcnews.al